Lajme

Bordi i Drejtorëvë të Shoqatës së Bankave pritën në takim Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
22.02.2023

Bordi i Drejtorëvë të Shoqatës së Bankave pritën në takim Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe privat na dërgon në rezultate më të mira sesa përpjekjet individuale. Takimet ndërmjet këtyre sektorëve mund të nxisin bashkëpunim duke rezultuar në ide, burime dhe strategji për të zgjidhur problemet komplekse dhe për të arritur qëllimet e përbashkëta në të mirën e vendit.

Për të diskutuar sfidat përgjegjësitë dhe mënyrën e bashkëpunimit, Anëtarët e Bordit të drejtorëve të SHBK në takimin e dytë për vitin 2023 mes pikash tjera diskutimi mirëpritën në takim edhe Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Në këtë takim ata diskutuan për zhvillimet e fundit në kuadër të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe mundësitë e reja që do të rrisin kreditimin për sektorë me prioritet. Ndër të tjerash u diskutua se si sektori bankar dhe FKGK mund të bashkëpunojnë në mënyrë që të lehtësojnë qasjen në financa të grupeve të caktuara të ekonomisë dhe shoqërisë ku do të mund të përfitojnë: Bujqësia dhe procesuesit e ushqimeve, Ndërmarrjet e angazhuara në eksport, Ndërmarrjet e sapokrijuara (Start Up), Ndërmarrjet në pronësi ose të menaxhuara nga gratë e gjithashtu edhe për energjinë të ripërtëritshme. Në përgjithësi u diskutuan fushat e bashkëpunimit për të kontribuar në mirëqenien ekonomike të vendit. Në këtë takim u diskutuan edhe tema tjera si propozim marrëveshja në mes të SHBK dhe IFC për financim të qëndrueshëm, rregullativa ligjore për fushën bankare, programe trajnuese në fushën e pajtueshmërisë, fondi humanitar për të ndihmuar Turqinë për shkak të tërmetit tragjik, dhe çështje të tjera.

Në këtë takim ishin prezent Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës, përfaqësues nga Komiteti Ligjor i SHBK dhe përfaqësues nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore. Takimi u pasua me një drekë pune me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me rastin e marrjes së detyrës nga Menaxheri i ri i BERZH-it për Kosovën.