Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës me mbështetjen e bankave komerciale vazhdon aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë
22.03.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës me mbështetjen e bankave komerciale vazhdon aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Në vazhdimësinë e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Parasë përfaqësues nga Shoqata e Bankave të Kosovës vizituan SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan. Ne filluam ditën duke diskutuar rreth rëndësisë së edukimit financiar dhe ndikimit të tij në jetën tonë të përditshme. Me nxënësit folëm për mënyrat e ndryshme në të cilat mund të fitojmë, kursejmë dhe investojmë para dhe se si këto veprime mund të na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona afatgjata. Nxënësit shtruan pyetje të mirë menduara dhe ndanë përvojat e tyre, duke na vërtetuar se ata që nga mosha e re po mendojnë në mënyrë kritike për vlerën e parasë.

Pas shumë aktiviteteve dhe lojërave, ne përmbyllëm ditën duke ushtruar një lojë buxhetimi që u mundësoi nxënësve  të praktikojnë marrjen e vendimeve financiare. Atyre iu dhanë skenarë të ndryshëm, secili me grupin e vet të shpenzimeve dhe të ardhurave, dhe u kërkua nga ta të krijonin një buxhet që balanconte shpenzimet dhe kursimet e tyre. Ne u mahnitëm nga kreativiteti dhe shkathtësia e tyre dhe e dimë se këto aftësi do t'u shërbejnë atyre mirë në të ardhmen.

Përmes lojës, punës në grupe dhe diskutimit të përbashkët mësuam se kursimi dhe menaxhimi i parasë janë zakone të dobishme për të gjithë. Nxënësit entuziastë të shkollës “Thimi Mitko” mirëpritën aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë dhe ndanë me ne njohuritë, idetë dhe përpjekjet e tyre për të kursyer nga pak para për të blerë gjërat që ata dëshirojnë. Aktivitet u përmbyllën me muzikë, kërcim dhe shumë të qeshura. Është e qartë se njohuritë financiare janë një aftësi kritike që duhet ta zotërojnë të gjithë, pavarësisht nga mosha. Shpresojmë se vizita jonë ndihmoi për të përforcuar rëndësinë e edukimit financiar dhe i inkurajoi këta nxënës të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre financiare!