Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës filloi aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë
21.03.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës filloi aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë

Në ditën e parë të Javës Ndërkombëtare të Parasë, përfaqësues nga Shoqata e Bankave të Kosovës ishin prezent në  SHFMU ''Elena Gjika'' në Prishtinë. Me qëllim që të mësojmë duke u argëtuar, SHBK ka përgatitur diskutim dhe prezantim për fëmijët, lojëra, dhurata dhe një sërë surprizash të tjera.

Fëmijët na treguan se mundohen të kursejnë paratë e tyre dhe i ruajnë ato për të blerë gjërat që duan. Ata morën pjesë në diskutimin mbi paratë dhe kursmet, ku treguan njohuri të shkëlqyera të koncepteve financiare dhe gatishmëri të mësojnë më shumë. Përveç kësaj nxënësit u ndanë në grupe dhe përmes lojës mësuan si të krijojnë buxhetin e tyre, të kursejnë  para, të bëjnë investime të mençura dhe ndër të tjerash patën mundësinë që përmes lojërave interaktive të mësojnë koncepte të reja financiare.

Jemi krenarë për angazhimin e nxënësve për të mësuar dhe u jemi mirënjohës mësimdhënësve për bashkëpunimin e tyre. Ne besojmë se edukimi financiar është një aftësi jetësore vendimtare dhe jemi shumë të lumtur kur shohim të rinjtë të fitojnë njohuritë që ju nevojiten për të marrë vendime të duhura financiare.

I falenderojmë bankat anëtare për mbështetjen e aktiviteteve që do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.