Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim më House of Training/ATTF dhe mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut mban trajnim për Zyrtarët e Pajtueshmërisë së Bankave
28.03.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim më House of Training/ATTF dhe mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut mban trajnim për Zyrtarët e Pajtueshmërisë së Bankave

Rëndësia e pajtueshmërisë në sektorin bankar është e padiskutueshme. Ajo ndihmon në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të sektorit bankar. Pajtueshmëria siguron që bankat të funksionojnë brenda kufijve të ligjit dhe udhëzimeve rregullatore, duke mbrojtur klientët dhe palët e tyre të interesit. Prandaj, është thelbësore që bankat të ruajnë një kulturë të fortë pajtueshmërie.

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me House of Training/ATTF dhe mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut ka organizuar trajnimin tre ditorë për zyrtarët e pajtueshmërisë së bankave komerciale të Kosovës, me temën: “Një perspektivë globale mbi funksionin e pajtueshmërisë, sfidave, përgjegjësive dhe më shumë. Si të ndërthurni qeverisjen korporative, strukturën e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e riskut dhe pajtueshmërinë”.

Trajnimi ishte i dizajnuar për zyrtarë me përvojë dhe përgjegjësi për Departamentet e Pajtueshmërisë. Në rolin e trajneres ishte ekspertja ndërkombëtare znj. Jacqueline Arend, e cila punon për Autoritetin Mbikëqyrës të Sektorit Financiar të Luksemburgut (CSSF). Ajo është mbikëqyrëse në departamentin e Fondeve të Investimeve. Arend ka një eksperiencë shumëvjeçare edhe në sektorin bankar të Luksemburgut.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të ndihmoj në zhvillimin e mëtutjeshëm të ekspertizës së zyrtarëve të pajtueshmërisë përballë trendeve dhe praktikave më të fundit. Trajnimi u fokusua në funksionimin e pajtueshmërisë brenda një banke, identifikimin e përgjegjësive dhe implementimin e rregulloreve të pajtueshmërisë.