Lajme

Takim i përbashkët i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
03.04.2023

Takim i përbashkët i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Trajtimi i çështjeve që lidhen me efiçiencë të energjisë ka marrë një fokus të veçantë në mbarë botën, ashtu edhe në Kosovë. Projektet e efiçiencës së energjisë ofrojnë dobi të shumta për institucionet dhe qytetarët duke përfshirë kursimet e kostos, përfitimet mjedisore, përmirësimin e komoditetit dhe produktivitetit jetësor.

Për të diskutuar në lidhje me forcimin e bashkëpunimit me sektorin bankar në projekte të efiçiencës së energjisë, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) priti në takim përfaqësues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE). Palët diskutuan lidhur me mënyrat më produktive dhe efikase për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe realizimin e projekteve premtuese në qytete të ndryshme të Kosovës. Takimi i sotëm hapi rrugën për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e hapave të ardhshëm për konkretizim të projekteve për efiçiencë të energjisë.

Pjesëmarrësit mirëpritën dikutimin dhe u pajtuan që efiçienca e energjisë është një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm që kontribuon për një të ardhme më të pastër, më të shëndetshme dhe më të begatë për të gjithë.

Zbatimi i projekteve të efiçiencës së energjisë mund të ndihmojë në zvogëlimin e kostos së energjisë, kursimin e parave, zvogëlimin e gjurmës së karbonit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme. Realizimi i projekteve të efiçiencës së energjisë demonstron përkushtimin tonë ndaj përgjegjësisë mjedisore.