Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa lansojnë fushatën informuese “Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla”.
05.04.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa lansojnë fushatën informuese “Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla”.

Shoqata e Bankave të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë për një bashkëpunim të ri me kompaninë “VISA” për nisjen e fushatës ndërgjegjësuese në Kosovë mbi përfitimet që mund të kenë bizneset e vogla ndaj opsioneve të pagesave digjitale.Në ditët e sotme, është më e rëndësishme se kurrë që bizneset e vogla të përshtaten me teknologjitë e reja dhe të informohen sa më shumë rreth opsioneve të pagesave dixhitale. Bizneset e vogla përballen me shumë sfida në ekonominë e sotme, duke përfshirë nevojën për t’u përshtatur me ndryshimin e teknologjive dhe preferencat e konsumatorëve. Një nga ndryshimet më domethënëse gjatë viteve të fundit ka qenë zhvendosja drejt opsioneve të pagesave digjitale. Përderisa shumë biznese të vogla në Kosovë tashmë kanë kaluar në përdorimin e opsioneve për pagesat digjitale, ka ende shumë që nuk e kanë bërë.

Për të ndihmuar në adresimin e kësaj çështje , Shoqata e Bankave të Kosovës dhe kompania VISA do të bashkëpunojnë për këtë fushatë ndërgjegjësimi që do të informojë bizneset e vogla mbi përfitimet e pagesave digjitale dhe do të ndajë informacione të nevojshme për t'i ndihmuar ata të bëjnë tranzicionin. Së fundi, ndërsa më shumë njerëz bëhen të vetëdijshëm për përfitimet e përdorimit të produkteve digjitale, ata po zgjedhin gjithnjë e më shumë t’i përdorin ato në vend të parave të gatshme ose metodave të tjera të pagesës. Për këtë aryse numri i përdorimit të transaksioneve bankare ndaj shërbimeve digjitale  të raportuara në fund të vitit 2022 është 23,971,120, që paraqet një rritje prej 5,790,117 krahasuar me vitin 2021 me një rritje të përgjithshme prej 32%.

Fushata informuese mbi pagesat digjitale do të ofrojë materiale informacioni përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit, si dhe sesione informuese për bizneset e vogla të krijuara për të informuar pronarët e bizneseve të vogla dhe stafin e tyre të kuptojnë përfitimet e opsioneve të pagesave digjitale, të cilat përfshijnë sigurinë e shtuar, pagesa më të shpejta, komoditet, avantazh konkurrues  dhe përmirësim të rrjedhës së parasë.

Z. Vladimir Djordevic, menaxher i përgjithshëm i VISA për Evropën Juglindore tha se:

“Bizneset e Vogla dhe të Mesme janë vendimtare për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë lokale. Visa është e përkushtuar për të ndihmuar bizneset e vogla të kthehen nga standardi i ri – qoftë kjo si pranimi i pagesave pa kontakt ose zhvendosja e biznesit për të trajtuar blerjet dhe porositë në internet. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë krenarë që jemi partnerë të Shoqatës së Bankave të Kosovës në këtë fushatë të rëndësishme që me të vërtetë do të ndihmojë zhvillimin e mëteutjeshëm të tregut dhe ekonomisë vendore.


Në përgjithësi, shërbimet dixhitale u ofrojnë bizneseve dhe ndërmarrjeve të vogla një gamë të gjerë përfitimesh, dhe duke u familjarizuar me  opsionet e pagesave dixhitale, bizneset e vogla mund të prijnë në këtë aspekt dhe të pozicionohen për suksese afatgjata.

Z. Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se: "Si avokues kryesor për shërbimet bankare dixhitale dhe pagesat dixhitale, ne jemi krenarë që jemi partnerë me VISA për të promovuar adoptimin e opsioneve të pagesave dixhitale. Ne besojmë se kjo fushatë do të ndihmojë bizneset e vogla të zhvillohen sa më shumë në epokën digjitale dhe të vazhdojnë të nxisin rritjen ekonomike dhe prosperitetin në tregun tonë."

I jemi mirënjohës VISA-s, liderit botëror për pagesa digjitale, dhe Bankave Komerciale të Kosovës për mbështetjen e fushatës informuese “Opsionet e Pagesave Dixhitale për Bizneset e Vogla” që do të zhvillohet gjatë periudhës prill-qershor 2023, dhe presim një bashkëpunim të gjerë me NVM-të në tregun tonë për të përmbyllur me sukses këtë fushatë.