Lajme

Komiteti i Sigurisë Kibernetike zgjedh kryesinë
05.04.2023

Komiteti i Sigurisë Kibernetike zgjedh kryesinë

Gjatë takimit të mbajtur më 5 prill 2023, përfaqësuesit e bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhën kryesinë e Komitetit të Sigurisë Kibernetike, ku votuan për kryetar, z. Agim Ahmeti, Ekspert i Sigurisë Informative në Raiffeisen Bank dhe si nën-kryetar z. Arbnor Imeri, Specialist i Lartë i Sigurisë së Informacionit në ProCredit Bank.

Themelimi i Komitetit të Sigurisë Kiberntike është vlerësuar si i domosdoshëm duke konsideruar zhvillimin teknologjik dhe digjitalizimin gjithnjë e më të madh të shërbimeve bankare. Komiteti i Sigurisë Kibernetike funksionon në mënyrë proaktive për të parandaluar rreziqet nga sulmet kibernetike dhe rrit sigurinë e klientëve të bankave komerciale në Kosovë.

Me themelimin e Komitetit të Sigurisë Kibernetike sektori bankar do të ketë një platformë të përbashkët për të bashkërenduar agjendën e sigurisë kibernetike. Çështjet kryesore me të cilat do të merret Komiteti i Sigurisë Kibernetike janë: vlerësimi i rrezikut nga kërcënimet kibernetike, planifikimi për reagime të shpejta dhe efikase ndaj çfardo incidenti, avokimi tek organet përgjegjëse për draftimin e rregulloreve e ligjeve, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë kibernetike.