Lajme

Komiteti për Parandalim të Pastrimit të Parave zgjedh kryesinë e re
06.04.2023

Komiteti për Parandalim të Pastrimit të Parave zgjedh kryesinë e re

Gjatë takimit të mbajtur më 6 prill 2023, përfaqësuesit e bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhën kryesinë e re të Komitetit për Parandalim të Pastrimit të Parave, ku votuan për kryetar z. Denis Dautaj, Udhëheqës i Departamentit për Parandalim të Pastrimit të Parave në NLB Bank dhe nënkryetare znj. Edvina Jashanica Deliu, Udhëheqëse të Departamentit për Parandalim të Pastrimit të Parave në ProCredit Bank.

Shoqata e Bankave të Kosovës falenderon z. Alban Hetemi për udhëheqjen e Komitetit për Parandalim të Pastrimit të Parave përgjatë dy mandateve, duke vlerësuar lartë energjinë për punë, gatishmërinë për bashkëpunim, aktivitetet dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë udhëheqjes së tij.

Komiteti për Parandalim të Pastrimit të Parave mban takime të rregullta dhe është i vendosur të zbatoj standardet më të larta ndërkombëtare dhe atyre të përcaktuara në legjislacionin e Republikës së Kosovës në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Bankat komerciale të Kosovës janë të përkushtuara në aplikimin e praktikave më të mira për të shmangur pastrimin e parave dhe përmirësimin e këtyre mekanizmave edhe më tutje përmes takimeve dhe bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Njësinë e Inteligjencës Financiare në Kosovë (NJIF-K), ekspertë vendor e ndërkombëtar dhe agjenci të ndryshme të kësaj fushe.