Lajme

Komiteti i Financave zgjedh kryesinë e re
27.04.2023

Komiteti i Financave zgjedh kryesinë e re

Gjatë takimit të mbajtur më 27 prill 2023, përfaqësuesit e bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhën kryesinë e re të Komitetit të Financave, ku votuan për kryetare znj. Ana Goga, Kryeshefe e Divizionit Financiar në CREDINS Bank dhe nënkryetar z. Esad Haxhani, Udhëheqës i Departamentit të Financave, në ProCredit Bank.

Komiteti i Financave luan një rol vendimtar në funksionimin dhe suksesin e përgjithshëm të sektorit bankar në Kosovë. Përmes takimeve të rregullta, Komiteti i Financave trajton çështje që kanë të bëjnë me planifikimin dhe analizat financiare, raportimin financiar, përgatitjen e pasqyrave financiare si dhe siguron që banka të funksionoj në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Komiteti i Financave ka bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe institucionet e tjera relevante për adresimin e çështjeve të ndryshme financiare dhe ekonomike. Ky komitet punon me përkushtim për të përmbushur përgjegjësinë e tij për sigurimin e stabilitetit financiar, menaxhimin e rrezikut dhe zhvillimin e sektorit në përgjithësi.