Lajme

Shoqata e Bankave te Kosoves organizoi punëtorinë gjithëpërfshirëse në fushën e parandalimin të pastrimit të parave me temë “Mjetet dhe teknikat për zbulim dhe parandalim efektiv”
16.06.2023

Shoqata e Bankave te Kosoves organizoi punëtorinë gjithëpërfshirëse në fushën e parandalimin të pastrimit të parave me temë “Mjetet dhe teknikat për zbulim dhe parandalim efektiv”

Punëtoria e mbajtur në Brezovicë mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, rregullatorë nga Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës (BQK), përfaqësues nga Njësia e Inteligjencës Financiare të Republikës së Kosovës (NJIF-K) dhe profesionistë të bankave për të ndarë njohuri, për të shkëmbyer ide dhe për të zhvilluar masa efektive kundër pastrimit të parave.
Punëtoria synoi të nxisë bashkëpunimin dhe të zgjerojë njohuritë midis pjesëmarrësve duke adresuar sfidat dhe avancimet në luftën kundër pastrimit të parave.
Duke organizuar punëtori të tilla, sektori bankar kërkon të avansojë ndërgjegjësimin, të rrisë aftësitë dhe të përforcojë rëndësinë e praktikave të fuqishme të PPP-së midis anëtarëve dhe komunitetit më të gjerë financiar.