Lajme

Komiteti i Thesarit zgjedh kryesinë e re
04.07.2023

Komiteti i Thesarit zgjedh kryesinë e re

Përfaqësuesit e bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhën kryesinë e re të Komitetit të Thesarit, ku votuan për kryetar z. Pajtim Gashi, Koordinator i Thesarit në Bankën Ekonomike, dhe si nën-kryetare znj. Vesa Kuqi Gagica, Drejtore e Divizionit të Pagesave dhe Thesarit në NLB Banka.

Rëndësia e Komitetit të Thesarit në sektorin bankar është shumë e madhe pasi që komiteti përbën një forum të rëndësishëm për koordinimin dhe planifikimin e politikave të lidhura me menaxhimin e aseteve dhe pasurive të bankës duke siguruar që banka të ketë një qasje integrale ndaj rrezikut financiar dhe të përmbushë standardet e kërkuara nga organet rregullatore.

Përmes takimeve të rregullta dhe monitorimit të përhershëm të portofolios së aseteve, instrumenteve të financimit dhe politikave të rregullimit, komiteti siguron që sektori bankar të mbajë një nivel të përshtatshëm të likuiditetit dhe kapitalit.

Përkushtimi i bankave komerciale ndaj zgjedhjes së kryesisë së re të Komitetit të Thesarit tregon vendosshmërinë e tyre ndaj menaxhimit të rreziqeve të tregut duke ri-afirmuar se janë të përgatitura të përballen me sfida të ndryshme për të ruajtur stabilitetin e tyre financiar.