Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me VISA përfundojnë fushatën informuese
17.07.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me VISA përfundojnë fushatën informuese "Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla"

Fushata, e cila synoi të edukonte dhe fuqizonte bizneset e vogla me njohuri për ofrimin e pagesave digjitale, është pritur me sukses dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në bizneset në industri të ndryshme.

Fushata "Opsionet e pagesave digjitale për bizneset e vogla", e cila filloi në muajin prill dhe përfundoi në muajin qershor, u krijua për të adresuar nevojën në rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme për t'u përshtatur me ndryshimet e metodave të pagesës. Me rritjen e transaksioneve digjitale fushata shërbeu si një burim gjithëpërfshirës për të informuar pronarët e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe stafin e tyre të kuptojnë përfitimet e opsioneve të pagesave digjitale, të cilat përfshijnë sigurinë e shtuar, pagesa më të shpejta, komoditet, avantazh konkurrues  dhe përmirësim të rrjedhës së parasë.

Përmes takimeve, ligjëratave informative dhe këshillave në rrjete sociale, fushata ofroi njohuri të vlefshme për opsionet e ndryshme të pagesave digjitale që janë të disponueshme për bizneset e vogla. Në sesionet informuese u diskutuan një game e gjerë temash, duke përfshirë opsione të ndryshme të pagesave pa kontakt. Nga tetëmbëdhjetë (18) biznese të vizituara, ndër ta janë 103 persona të trajnuar, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme profesioneve dhe moshave në qytete të ndryshme të Kosovës, si: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjilani etj. Duke pasur parasysh vizitat që u janë bërë NVM-ve, përfshirë bizneset që ende nuk janë të pajisur me POS termik, kjo fushatë informuese ka pasur një ndikim pozitiv sepse disa prej tyre tashmë kanë shprehur gatishmërinë për t'u pajisur me POS nga bankat përkatëse.

Është e rëndësishme të theksohet se sistemet POS do të vazhdojnë të përparojnë, duke iu përshtatur kërkesave të klientëve. Interesimi i treguar nga bizneset e vizituara ishte jashtëzakonisht i madh dhe ata vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm për përfitimet që u sjellin opsionet e pagesave digjitale.