Lajme

Bordi i Drejtorëvë të Shoqatës së Bankave pritën në takim Bankën Qendrore të Republikës së Kosoves
06.09.2023

Bordi i Drejtorëvë të Shoqatës së Bankave pritën në takim Bankën Qendrore të Republikës së Kosoves

Sot, në një ngjarje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe financiar të Kosovës, u zhvillua një takim i  përbashkët mes Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Ky takim ishte një forum i rëndësishëm për diskutimin e sfidave dhe mundësive që paraqiten për sektorin financiar të vendit.
Temat e diskutuara përfshinin inovacionin, edukimin financiar, sigurinë fizike dhe kibernetike, si dhe qasjen në financa. Këto tema janë kritike për përmirësimin e shërbimeve financiare në Kosovë dhe për sigurimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Përfaqësuesit e bankave komerciale dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës konfirmuan vendosmërinë e tyre për të punuar së bashku për përfshirjen financiare të mëtejshme dhe për të rritur sektorin financiar në vend duke potencuar se bashkëpunimi dhe dialogu mes bankave komerciale dhe Bankës Qendrore janë thelbësorë për të përmbushur qëllimet e rëndësishme të zhvillimit ekonomik në Kosovë. Një sektor financiar i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës do të ndihmojë në garantimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë dhe në krijimin e  mundësive të reja për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.