Lajme

Zgjedhet Bordi i ri i Drejtorëve dhe emërohet Kryetari dhe Nënkryetari  i Shoqatës së Bankave të Kosovës
06.09.2023

Zgjedhet Bordi i ri i Drejtorëve dhe emërohet Kryetari dhe Nënkryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës

Shoqata e Bankave të Kosovës ka zgjedhur Bordin e ri si dhe Kryetarin dhe Nënkryetarin për mandatin 2023-2025. Ndërsa mirëpresim bordin e ri, anticipojmë perspektiva të reja, ide novatore dhe një përkushtim për të nxitur avancim në sektorin financiar. Ekspertiza dhe vizioni I Bordit të ri të Drejtorëve, padyshim do të kontribuojë për një të ardhme të suksesshme për sektorin bankar në Kosovë.
Së bashku, ne presim të arrijmë nivele të reja të performancës , të bëjmë ndryshime në fushën financiare dhe të sigurojmë një të ardhme më të qëndrueshme për industrinë bankare të Kosovës dhe ekonominë në përgjithësi.
Ky mandat i ri do të mundësojë adresimin e shumë çështjeve me rëndësi duke ritheksuar përkushtimin tonë të përbashkët si sektor bankar për një mirëqenie më të madhe dhe gjithëpërfshirëse.