Lajme

Përmbyllet me sukses
05.10.2023

Përmbyllet me sukses "Forumi për Financim të Qëndrueshëm"

Përmbyllet me sukses "Forumi për Financim të Qëndrueshëm"
Forumi shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencës së pjesëmarrësve në mënyrë që të ndihmojë në formimin e një qëndrimi të përbashkët në lidhje me financat e qëndrueshme. Gjatë diskutimeve dhe prezantimeve të këtij forumi, ekspertët dhe pjesëmarrësit kanë ndarë shembuj të suksesit, sfidat, dhe mësimet që kanë fituar në rrugën drejt financave të qëndrueshme.
Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, z.Petrit Balija në fjalën përmbyllëse të forumit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mësimit prej përvojave të të tjerëve. Duke bërë këtë, ai inkurajoi pjesëmarrësit të ndajnë dhe të mësojnë nga praktikat e tjera të suksesshme në botë për të arritur sukses në këtë fushë kaq të rëndësishme duke ritheksuar se sektori bankar është i gatshëm për bashkëpunime të cilat ndihmojnë rritjen dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së Kosovës duke thënë se: “Sektori bankar ka luajtur një rol thelbësor në mbështetjen e gjerë ekonomike. Duke ofruar mbështetje financiare për bizneset, ata kanë ndihmuar në nivelet e punësimit dhe lehtësimin e rimëkëmbjes ekonomike, pra për ne është e rëndësishme të mobilizojmë burime financiare për të ndërtuar një ndikim pozitiv, jo vetëm për shkak të ndryshimeve klimatike, por edhe për të rritur mirëqenien e shoqërisë sonë duke siguruar aksesin e bankave tona në burime të qëndrueshme financimi”.
Ky forum i suksesshëm ndihmoi në ndërgjegjësimin e mëtejshëm të rëndësisë së Financimit të Qëndrueshëm, një ndërgjegjësim që në të ardhmen, do të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie dhe mjedisi më të qëndrueshëm për të gjithë ne.