Lajme

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike!
06.10.2023

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike!

Në kohën kur teknologjia është çdo ditë në zhvillim e sipër dhe komunikimi online është pjesë e jetës sonë të përditshme, rritja e ndërgjegjësimit të publikut rreth kërcënimeve të sigurisë kibernetike është më kritike se kurrë.

Shoqata e Bankave të Kosovës lanson fushatën informuese për muajin tetor. Përmes videove të përgatitura në bashkëpunim me ekspert të sigurisë kibernetike, me mesazhe të ndryshme, ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut rreth kërcënimeve të sigurisë kibernetike duke ofruar udhëzime se si të mbrohemi kundër tyre.

Siguria Kibernetike është përgjegjësia jonë e përbashkët, dhe ne jemi të vendosur që të ndihmojmë publikun të jetë sa më i ndërgjegjshëm dhe vëmendshëm për të parandaluar rreziqet në këtë fushë.

Qëndroni të sigurt në internet, çdo klikim ka rëndësi!