Lajme

Forumi
07.10.2023

Forumi "Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare"

Organizimi i një forumi të sigurisë kibernetike është thelbësor për nxitjen e ndërgjegjësimit, ndarjes së njohurive, bashkëpunimit dhe zhvillimit të aftësive në fushën e sigurisë kibernetike, andaj për këtë arsye, Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, mbështetur nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore më 25 tetor 2023, do të  organizojnë forumin “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”.

I pasur me ekspertë nga Kosova dhe Shqipëria, forumi “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”, do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe do të bashkoj profesionistë e entuziastë të kësaj fushe të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre.

Forumi do të ofroj një platformë për rrjetëzim, do të përmbajë panele diskutimi mbi kërcënimet kibernetike, dobësitë dhe teknikat e sulmit, e mbi të gjitha do të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë natyrën e kërcënimeve dhe të përshtatin masat e tyre të sigurisë në përputhje me rrethanat.


Qëndroni të sigurt në internet, çdo klikim ka rëndësi!