Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me VISA do të  organizojnë forumin E-Commerce
03.11.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me VISA do të organizojnë forumin E-Commerce

 

Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Visa janë të përkushtuar në të promovuar e-commerce-n dhe inovacionin në sektorin financiar, duke përmirësuar përvojën e konsumatorëve dhe kompanive të Kosovës. Ngjarja "E-commerce Forum" është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim,

Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) ka kënaqesinë të njoftojë për  “E-commerce Forum” i cili bashkëorganizohet me kompaninë VISA. Ky forum do të jetë një platformë e rëndësishme ku akterë të ndryshëm të sektorit të tregtisë elektronike do të kenë mundësinë të diskutojnë, ndajnë idetë e tyre dhe prezantojnë inovacionet më të fundit në fushën e E-commerce.

Forumi mbahet të martën me datë 07.11.2023, nga ora 09:00 deri ne 14:00 në Hotel Emerald, Prishtinë.