Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me VISA organizojnë forumin E-Commerce
06.11.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me VISA organizojnë forumin E-Commerce

Tregtia elektronike është bërë pjesë e rëndësishme e jetës tonë. Shitja dhe blerja e mallrave dhe shërbimeve përmes internetit ofron komoditet dhe mundësi më të mëdha si për bizneset ashtu edhe për konsumatorët. Shoqata e Bankave të Kosovës dhe VISA kanë organizuar forumin E-Commerce, me pjesëmarrës nga bankat komerciale të Kosovës, institucionet shtetërore, organizatat dhe platformat e tregtisë elektronike. Forumi i hap me fjalët e z. Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe znj. Tamara Gavrilovic, Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit në Visa. Fjalimi kryesor jepet nga Mergim Cahani, themelues i Gjirafës.

Forumi E-Commerce ofron mundësi për zgjerim dhe inovacion në fushën e tregtisë elektronike brenda Kosovës dhe në rajon duke e bërë atë një pjesë themelore të ekonomisë moderne. Tregtia elektronike ka revolucionarizuar mënyrën se si bizneset operojnë dhe konsumatorët blejnë, dhe është bërë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë globale, andaj forume të tilla janë esenciale në thellimin e bashkëpunimit, tejkalimin e sfidave dhe zhvillimit të mëtutjeshëm.