Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës së bashku me German Sparkassenstiftung Kosovo kanë organizuar një trajnim mbi edukimin financiar dhe rëndësinë e kursimit
21.11.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës së bashku me German Sparkassenstiftung Kosovo kanë organizuar një trajnim mbi edukimin financiar dhe rëndësinë e kursimit

Shoqata e Bankave të Kosovës në partneritet me Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation në Kosovë (Sparkassenstiftung) kanë nisur Fushatën “Fuqizimi i Financave” si një hap inovator dhe i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Duke bashkuar ekspertizën dhe burimet e tyre, të dyja organizatat synojnë të nxisin përfshirjen financiare dhe fuqizimin ekonomik për individë dhe komunitete në të gjithë Kosovën.

Shoqata e Bankave të Kosovës së bashku me German Sparkassenstiftung Kosovo kanë organizuar një trajnim mbi edukimin financiar dhe rëndësinë e kursimit
📚
Gjatë një ligjërate të mbajtur në Kolegjin UBT, në lëndën Institucionet Financiare dhe Tregjet e Kapitalit, me studentët e vitit të tretë në kuadër të kampanjës informuese “Fuqizimi Financiar” trajneret e Shoqatës së Bankave të Kosovës zhvilluan aktivitetin "Savings Game".
“Savings Game” është një trajnim atraktiv që ka për synim të mësoj të rinjtë menaxhimin e buxhetit dhe praktikën e të kursyerit me anë të simulimit të situatave reale me të cilat përballemi në jetën tonë të përditshme.


Fushata "Fuqizimi i Financave" është një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit pozitiv, e cila nëpërmjet ekspertizës globale dhe vendore kërkon të rrisë edukimin financiar të qytetarevë dhe të nxis fuqizmin ekonomik të Kosovës.

 


Për redaktuesit:

 

Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) është organizata që përfaqëson dhe mbronë interesat e bankave komerciale në Republikën e Kosovës.

Sparkassenstiftung u themelua në Gjermani si institucion që ofron mbështetje proaktive në edukimin financiar me qëllim që zhvillimi ekonomik dhe social të ndodhë në mënyrë të qëndrueshme në nivele kombëtare e rajonale përmes shërbimeve të orientuara nga nevojat dhe trajnimet profesionale.