Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës ka qenë një prej lobuesve për zhvillimin e tregjeve te kapitalit në Kosovë
04.12.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës ka qenë një prej lobuesve për zhvillimin e tregjeve te kapitalit në Kosovë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka bashkëpunuar me të gjitha palët e interesit për të avokuar për zhvillimin e tregjeve te kapitalit në Kosovë dhe në këtë formë ka kërkuar që të krijohet korniza legjislative për këtë qëllim.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, dhe në veqanti me angazhimin e madh të USAID - Promovimi i Investimeve dhe Qasjes në Financa, Ministria e Financave ka marrë vendim për hartimin e koncept dokumentit per tregjet e kapitalit, ku SHBK është pjesë e këtij grupi punues.
Zhvillimi i tregjeve të kapitalit është shumë i rëndësishëm në funksionimin dhe avancimin e ekonomive moderne. Tregjet e kapitalit luajnë rol në organizimin dhe koordinimin e burimeve financiare në një ekonomi. Zhvillimi i tregjeve të kapitalit ka ndikim në stabilitetin dhe përparimin ekonomik të një shoqërie, duke krijuar mundësi të reja dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi të favorshëm për bizneset dhe investitorët.