Lajme

Kampanja
22.01.2024

Kampanja "Fuqizimi Financiar" po vazhdon aktivitetet e saj

Fushata ndërgjegjësuese tre-mujore në mes Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Sparkassenstiftung po vazhdon aktivitetet edhe gjatë muajit Janar, respektivisht muaji i fundit i kësaj kampanje informuese.

Që nga fillimi i kësaj fushate më datën 31 tetor, pikërisht në ditën e kursimeve, qëllimi jonë i përbashkët ka qenë shpërndarja e njohurive dhe këshillave për të kursyer dhe menaxhuar financat  në mënyrë më të mirë.

Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për edukimin financiar, muaji i Janar do të jetë i përkushtuar në postimin e slloganeve të shkurta, por me kuptim të madh. Këto shprehje do të ofrojnë këshilla praktike dhe ndërgjegjësuese për publikun, inkurajuar ata të reflektojnë mbi mënyrat se si mund të përmirësojnë menaxhimin e parasë.

Kjo fushatë vazhdon të ftojë komunitetin të bëhet pjesë e rrugëtimit drejt një edukimi financiar më të fuqishëm.