Lajme

Shoqata e Bankave të Kosovës ju uron festat e fundvitit
24.12.2023

Shoqata e Bankave të Kosovës ju uron festat e fundvitit


Viti 2023 ka qenë një vit i mbushur me aktivitete për Shoqatën e Bankave të Kosovës, përfshirë konferenca, takime dhe fushata ndërgjegjësuese. Këto veprimtari janë përqëndruar në edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë në fushën financiare.

Vitin 2024 e nisim me energji të reja, me plane të reja dhe qëllime të qarta për siguruar një ambient sa më të mirë të afarizmit për bankat anëtare në mënyrë që ato të vazhdojnë të kontribuojnë fuqishëm në ekonominë e vendit tonë dhe ti shërbejnë qytetarëve të vendit në realizimin e synimeve të tyre financiare dhe jetësore.