Lajme

Merrni në kontroll të dhënat tuaja
26.12.2023

Merrni në kontroll të dhënat tuaja

Në një kohë kur teknologjia është pjesë e përditshmërisë të jetës sonë, është shumë e rëndësishme nxitja e ndërgjegjësimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale.
Bankat komerciale të Kosovës tregojnë një përkushtim të vazhdueshëm ndaj sigurisë së informacionit të klientëve. Për këtë qëllim, ata përdorin teknologjitë më të fundit dhe sisteme të sofistikuara për të siguruar një mbrojtje maksimale të të dhënave personale.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Të Dhënave më 28 janar, Shoqata e Bankave të Kosovës do të ndajë një seri artikujsh nga revista "The Kosovo Banker 2023". Sllogani i këtij viti, "Merrni në kontroll të dhënat tuaja" synon të theksojë rëndësinë e vetëdijesimit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.
Gjatë këtyre ditëve, do të gjeni artikuj dhe mendime që tregojnë më shumë përkushtimin e bankave të Kosovës ndaj sigurisë së informacionit të klientëve, si dhe këshilla praktike për ruajtjen e të dhënave tona në një botë digjitale.