Lajme

 Lehtësimi i  procedurave të hapjes së llogarive bankare për bizneset dhe investitorët në Kosovë
07.02.2024

Lehtësimi i procedurave të hapjes së llogarive bankare për bizneset dhe investitorët në Kosovë

Përfaqësues nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) kanë mbajtur takim për të diskutuar çështjet lidhur me draftimin e ligjit për shoqëritë tregtare, ku ka pasur dialog të hapur dhe konstruktiv për pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me procedurat bankare për hapjen e llogarive bankare për bizneset që regjistrojnë kapitalin e tyre themeltar pranë ARBK-së.
Rezultati i këtij takimi reflekton një angazhim të përbashkët për të përmirësuar nevojat dhe kërkesat e komunitetit të biznesit në Kosovë, duke siguruar një mjedis më të lehtë për ngritjen dhe operimin e bizneseve të reja dhe ekzistuese në vend, duke rritur kështu besimin e investitorëve dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.