Lajme

Mbahet Punëtoria mbi Projektligjin për Bankat e organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës
13.02.2024

Mbahet Punëtoria mbi Projektligjin për Bankat e organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës

Në këtë ngjarje të rëndësishme, përfaqësues të sektorit bankar janë mbledhur për të diskutuar dhe analizuar me kujdes Projektligjin për bankat i cili eshte aktualisht ne konsultim publik. Diskutimet e zhvilluara kanë qenë të frytshme dhe të pasura me ide dhe sugjerime për të përmirësuar projekt ligjin në mënyrë që të përmbushë nevojat e tregut dhe të ndihmojë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë.
Faleminderit për të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre të çmuar dhe angazhimin e tyre në këtë proces!
Vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të përshpejtuar inovacionin në sektorin tonë bankar.