Lajme

Eksplorimi i tregut Europian të pagesave në shekullin 21
05.03.2024

Eksplorimi i tregut Europian të pagesave në shekullin 21

punëtorinë e organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës me folësit e ftuar nga Capsys Informatics, përfaqësues nga sektori bankar dhe rregullatori u mblodhën për të diskutuar mbi zhvillimet dinamike të transaksioneve financiare në rajon dhe tregun evropian të pagesave.
Capsys Informatics, një kompani hungareze dhe një kontribues kyç në këtë rrugë transformuese, ndau njohuri mbi rolin e tyre në formësimin e së ardhmes së pagesave të shpejta. Prezantimi i tyre jo vetëm që theksoi të arriturat, por nxiti edhe diskutime mbi strategjitë e ndryshme për të rritur efektivitetin e sistemeve të pagesave të shpejta. Punëtoria ofroi një mundësi për pjesëmarrësit për të fituar një kuptim më të gjerë të zhvillimeve në tregun evropian të pagesave. Me diskutimet që u perqendruan në tema si "Si ta bëjmë një sistem të pagesave të shpejta më efektiv?" të pranishmit fituan njohuri të vlefshme mbi sfidat dhe mundësitë që modelojnë të ardhmen e teknologjisë financiare.
Ndërsa shkojmë drejt sfidave të sistemeve të pagesave që zhvillohen vazhdimisht, punët e tilla janë të rëndësishme për të lehtësuar bashkëpunimin, për të qenë të informuar dhe kreativ, dhe për të përparuar drejt integrimit në tregun evropian të pagesave.
Duke ndarë njohuritë dhe duke formuar partneritete, të gjithë pjesëmarrësit mund të ndihmojnë në nisjen e ndryshimeve të rëndësishme që do të formojnë të ardhmen e sektorit të financave dhe bankave.
Falënderime të veçanta për ProCredit Bank Kosova për mundesine e organizimit te punetorise ne hapësirat e tyre per trajnime .