Lajme

 Shoqata e Bankave të Kosovës është ri konfirmuar si anëtare e përhershme në Këshillin Kombëtar të Pagesave të Republikës së Kosovës (KKP)
18.03.2024

Shoqata e Bankave të Kosovës është ri konfirmuar si anëtare e përhershme në Këshillin Kombëtar të Pagesave të Republikës së Kosovës (KKP)

Prishtinë, 19.03.2024

Shoqata e Bankave të Kosovës, sipas Udhëzimit per Organizimin dhe Funksionimin e KKP, është ri konfirmuar si anëtare e  përhershme në Këshillin Kombëtar të Pagesave të Republikës së Kosovës (KKP). Ky është një hap i rëndësishëm për të rritur bashkëpunimin dhe zhvillimin e sistemit të pagesave në vend.

Objektivi i KKP-së është të ofrojë këshilla të vlefshme dhe të mbikëqyrë rregullimin dhe zhvillimin e Sistemit Kombëtar të Pagesave në Kosovë. Përmes veprimeve të tij, KKP do të përkrahë vendosjen e standardeve të larta operacionale dhe teknike, duke siguruar një sistem të sigurt dhe efikas të pagesave për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

KKP do të shërbejë si një platformë bashkëpunimi për të ndihmuar në zhvillimin e sistemit të pagesave dhe infrastrukturës së shërbimeve financiare në vend, duke ndërlidhur Kosovën me sistemet e pagesave rajonale dhe ndërkombëtare.

Shoqata e Bankave të Kosovës do të përfaqësohet në Këshillin Kombëtar të Pagesave nga Kryetari i Bordit Suat Bakkal, Kryeshefi Ekzekutiv Petrit Balija, dhe Kryetarja e Komitetit të Pagesave Akile Cernobregu.

KKP përfshinë akterët relevant të sektorit publik dhe privat, përmes të cilit avancohet bashkëpunimi ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve të tregut të pagesave, si nga pjesa e ofruesve ashtu edhe përdoruesve të shërbimeve të pagesave

Tregu i pagesave ka hyre ne një faze te rëndësishme te zhvillimit dhe pritet që të ketë avansime te mëdha ne vitet ne vijim krahas pritjeve te klientëve dhe ne hap me zhvillimet teknologjike te fundit.