Lajme

Shoqata e Bankave te Kosoves priti në takim mirëseardhës anëtaret e stafit të ambasadës së Japonise në Prishtine
17.01.2020

Shoqata e Bankave te Kosoves priti në takim mirëseardhës anëtaret e stafit të ambasadës së Japonise në Prishtine

Prishtina, 13.01.2020 

 Me rastin e vendimit për hapjen e Ambasadës Japoneze në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara, udhëheqës i zyrës të Ambasadës Japoneze dhe ekipi i tij vizituan Shoqatën e Bankave të Kosovës. Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave, z. Petrit Balija u shpreh se vendimi për të hapur Ambasadën Japoneze në Kosovë përforcon relacionet e popullit të Kosovës me atë të Japonisë dhe hap mundësi të reja për të dy popujt. Në këtë takim u diskutua për sektorin bankar në Kosovë si dhe për synimet e Japonisë për të rritur investimet e këtij shteti në Kosovë dhe për të mundësuar lëvizjen e njerëzve, kapitalit dhe ideve në mes të këtyre dy shteteve. Z. Ogasawara tha që ai deshiron qe edhe japonezet te vijne dhe ta shohin për së afërmi Kosovën për të përjetuar mikëpritjen e Kosovarëve dhe për të parë progresin që Kosova ka arritur ndër vite në mënyrë që imazhi i Kosovës të komunikohet në mënyrë sa më të drejtë. Z. Balija informoi të pranishmit për zhvillimet e fundit në sektorin bankar dhe planet e mëtutjeshme të sektorit bankar. Palët u pajtuan për një bashkëpunim të mirë edhe në të ardhmen.