Lajme

Mbahet Forumi E-Commerce i organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe VISA
07.11.2023

Mbahet Forumi E-Commerce i organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe VISA

Tregtia elektronike është bërë pjesë e rëndësishme e jetës tonë. Shitja dhe blerja e mallrave dhe shërbimeve përmes internetit ofron komoditet dhe mundësi më të mëdha si për bizneset ashtu edhe për konsumatorët. Shoqata e Bankave të Kosovës dhe VISA kanë organizuar forumin E-Commerce, me pjesëmarrës nga bankat komerciale të Kosovës, institucionet shtetërore, organizatat dhe platformat e tregtisë elektronike. Forumi i hap me fjalët e z. Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe znj. Tamara Gavrilovic, Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit në Visa. Fjalimi kryesor jepet nga Mergim Cahani, themelues i Gjirafës.

Forumi E-Commerce ofroi mundësi për zgjerim dhe inovacion në fushën e tregtisë elektronike brenda Kosovës dhe në rajon duke e bërë atë një pjesë themelore të ekonomisë moderne. Tregtia elektronike ka revolucionarizuar mënyrën se si bizneset operojnë dhe konsumatorët blejnë, dhe është bërë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë globale, andaj forume të tilla janë esenciale në thellimin e bashkëpunimit, tejkalimin e sfidave dhe zhvillimit të mëtutjeshëm.

Bankat luajnë një rol vendimtar në lehtësimin e transaksioneve të tregtisë elektronike duke ofruar shërbime financiare, infrastrukturë dhe siguri që u mundësojnë bizneseve dhe konsumatorëve të bëhen pjesë e tregtisë elektronike. Paneli i Parë i forumin E-Commerce diskutoi pikërirsht këtë temë dhe përbëhej nga Florent Lila, Shef i Menaxhimit të Produkteve dhe Zhvillimit në Raiffeisen Bank, Lumni Rrustolli, Drejtor i Pagesave në Bankën Qendrore të Republikës të Kosovës, Slobodan Lukic, Shef i Shitjeve dhe Blerjeve Tregtare për Evropën Juglindore nga VISA, Suat Bakkal, Drejtor Ekzekutiv në Bankën BKT / Kryetar i Bordit të SHBK-së dhe moderohet nga Erëblina Kaçiu, Analiste Biznesi në EBAA.

Tregtia elektronike ndërkufitare ofron sfida dhe mundësi. Ajo ofron rrugë të reja për bashkëpunime dhe partneritete me biznese dhe organizata në rajon, të cilat krijojnë mundësi të reja për rritje dhe zgjerim të tregut, prandaj paneli i dytë i Forumit E-Commerce diskuton këtë temë të rëndësishme.

Paneli i dytë u moderua nga Fisnik Behxheti, Shef i Operacioneve në PriBank dhe përbëhej nga Blerta Nazifi Krasniqi, Specialiste e Lartë e Produkteve në ProCredit Bank, Ermin Brkic, Kryeshef Ekzekutiv në Korpa, Filip Cizhbanovski, Zëvendës President i Shoqatës Maqedonase të Tregtisë Elektronike, Dardan Nimani, Drejtues i Projekteve Speciale në Gjirafa.

Tregtia elektronike ndërkufitare i lejon bizneset të futen në tregje të reja dhe të arrijnë një audiencë më të gjerë ndërkombëtare, gjë që mund të çojë në rritjen e shitjeve dhe rritjen e biznesit. Suksesi në tregtinë elektronike ndërkufitare shpesh varet nga një kombinim i planifikimit strategjik, përshtatjes me kushtet lokale dhe partneriteteve efektive me palët e interesit në rajon, prandaj forumi E-Commerce ishte tejet i rëndësishëm.

Në përgjithësi, bankat janë partnerë kritikë të tregtisë elektronike, duke mbështetur transaksione elektronike të sigurta, efikase dhe të besueshme. Roli i tyre shtrihet përtej shërbimeve financiare, duke përfshirë përpunimin e pagesave, menaxhimin e rrezikut, sigurinë dhe pajtueshmërinë rregullatore. Duke vepruar kështu, ato kontribuojnë në rritjen dhe suksesin e tregtisë elektronike.