Komiteti i Riskut funksionon si një komitet i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe ka funksion këshillues për menaxhmentin e bankave komerciale në Kosovë, për të gjitha çështjet e riskut që kanë të bëjnë me bankën. Disa nga objektivat e Komitetit të Riskut janë të identifikoj, analizoj dhe të koordinojë çështjet që kanë të bëjnë me rrezikun dhe që lidhen me sektorin bankar dhe të propozojë zgjidhje; të organizojë aktivitete të ndryshme ku bankat kanë interesa të përbashkëta; kontribuoj në përmirësimin e mjedisit për funksionimin e bankave komerciale; lehtësoj komunikimin midis bankave kolektive dhe insitucioneve qeveritare, autoriteteve dhe rregullatorëve; të siguroj që bankat anëtare janë informuar me të gjitha nismat që në një farë mënyre mund të ndikojë në aktivitetet bankare; dhe të kontribuoj në përmirësimin e riskut në ambientin operues të bankave komerciale.
Komiteti i Riskut udhëhiqet nga kryetari z. Mirsad Haskaj, Zyrtar Kryesor për Risk në NLB Banka dhe nënkryetare znj. Kaltrina Hasani, Zëvendëse e Grupit të Menaxhimit të Riskut në Banka Kombëtare Tregtare.
Anëtarët tjerë të komitetit janë:
Tringa Rakovica Zeneli
Përfaqësuese e TEB Bank;
Emanuela Caushi
Përfaqësuese e ProCredit Bank;
Seladin Ujkani
Përfaqësues i Bankës për Biznes;
Faton Ramadani
Përfaqësues i Bankës Ekonomike;
Nafi Ibrahimaj
Përfaqësues i IS Bankasi;
Burim Mikullovci
Përfaqësues i Ziraat Bank;
Artan Koci
Përfaqësues i Credins Bank;
Mersiha Kaja
Përfaqësuese e PriBank;
Arta Shporta
Përfaqësuesë e Raiffeisen Bank.