Komiteti Ligjor

Objektivë e Komitetit Ligjor në kuadër të Shoqatës së Bankave është mbrojtja e interesave të Sektorit Bankar në Kosovë si dhe avancimi i infrastrukturës ligjore në përputhje me zhvillimet e vazhdueshme në Sektorin Bankar në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Në hap me trendin e vazhdueshëm të rritjes së kërkesave në treg, Komiteti Ligjor do të vazhdoj me përkrahjen dhe mbështetjen ligjore drejtë arritjes së objektivave të Sektorit Bankar në mbështetje të plotë me parimet ligjore duke ndihmuar kështu zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Komiteti ligjor ka për detyrë të marr pjesë në grupet punuese me ftesë të Institucioneve vendore, ku përmes praktikës, ndihmon ligj-bërësit të draftojnë akte ligjore të përshtatshme për zbatim. Komiteti Ligjor bashkëpunon ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me qëllim të implementimit të shpjet dhe të saktë të kërkesave rregullative.

Ofrimi i mbështetjes ligjor, etika në të bërit biznes, partneriteti me institucionet e vendit, infrastruktura dhe siguria  ligjore, si dhe ambienti konstruktiv janë baza përmes së cilës Komiteti Ligjor këshillon sektorin bankar të rritet përgjegjshëm.

Komiteti Ligjor udhëhiqet nga Partin Pruthi, Udhëheqës i Departamentit Ligjor në Bankën TEB Sh.A si dhe Nënkryetari Kastriot Jëlliqi, Specialist Ligjor i Departamentit Ligjor në Credins Bank Sh.A.

Anëtarët e Komitetit Ligjor janë përfaqësuesit e Departamentit Ligjor të secilës bankë:

Ilir Tahiri 
Përfaqësues i Raiffeisen Bank Sh.A;

Fatos Begolli
Përfaqësues i Banka Ekonomike Sh.A;

Jakup Hoti 
Përfaqësues i Banka Kombëtare Tregtare Sh.A;

Adrijan Kadriaj 
Përfaqësues i NLB Bank Sh.A;

Ramë Bajraktari 
Përfaqësues i ProCredit Bank Sh.A;

Dorela Boçi 
Përfaqësuese e IS Bankasi Sh.A;

Mimoza Abrashi
Përfaqësuese e Ziraat Bank SH.A;

Fisnik Llugaliu
Përfaqësues i Banka për Biznes SH.A;

Arian Gegaj 
Përfaqësues i PriBank SH.A;