Nën Komiteti për Bankim të Qëndrueshëm

Shoqata e Bankave të Kosovës në kuadër të Komitetit të Riskut ka themeluar Nën-komitetin për Bankim të Qëndrueshëm ku një nga objektivat kryesore që ky komitet do të ketë, është kontributi i saj në hartimin e politikave në këtë fushë, në mënyrë që edhe sektori bankar në Kosovë të jetë pjese e financimit të qëndrueshëm dhe pjesë e kornizave raportuese si në nivel vendi, po ashtu edhe në nivel global.

Nën-komiteti për Bankim të Qëndrueshëm ka funksion këshillues për menaxhmentin e bankave komerciale e cila paraqet një platformë të anëtarëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës që ka për qëllim ndarjen e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e bankimit të qëndrueshëm.

Objektivë e këtij nën-komiteti është dizajnimi dhe implementimi i iniciativave të cilat e shtyjnë zhvillimin e financimit të qëndrueshëm. Rritja e ndërgjegjësimit dhe transparencës së akterëve financiarë dhe e ndërmarrjeve të biznesit për të zbatuar kriteret e nevojshme për një ambient më të gjelbër, ekonomi më të qëndrueshme dhe qeverisje më të mirë të korporatave është gjithashtu një nga synimet e këtij nën-komiteti.

 

Nën Komiteti për Bankim të qëndrueshëm udhëheqet nga kryetarja znj. Antigona Limani Bejtullahu, Udhëheqëse e Departamentit për Qëndrueshmëri dhe Komunikim në Raiffeisen Bank dhe nënkryetari z. Fatos Hsani Udhëheqës i Njësisë së Menaxhimit Mjedisor në ProCredit Bank.
 

Anëtarë tjerë të përhershëm të këtij Komiteti janë:

Milot Kadrijaj
Përfaqësues i Bankës Kombëtare Tregtare;

Alban Ramadan
Përfaqësues i Bankës TEB

Yll Bilurdagu
Përfaqësues i Ziraat Bank;

Jeton Ramadani
Përfaqësues i Bankës Ekonomike;

Jeton Shatri
Përfaqësues i NLB Bank;

Betim Retkoceri
Përfaqësues i Bankës për Biznes;

Griselda Deraj
Përfaqësuese e Credins Bank;

Mersiha Kaja
Përfaqësues i PriBank;

Nafi Ibrahimaj
Përfaqësues i IS Bank;