Komiteti për PPP

Qëllimi i Komitetit të Parandalimit të Pastrimit të Parave (PPP) është të zbatoj standardet më të larta dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Të gjitha bankat zotohen dhe punojnë në atë drejtim që t'i përmbahen këtyre standardeve në mënyrë që të shmangin shfrytëzimin e sektorit bankar për qëllime të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Prandaj, bankat përmes këtij komiteti punojnë që të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin e Kosovës dhe praktikat më të mira të industrisë bankare nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Njësia e Inteligjencës Financiare në Kosovë (NJIF-K) me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Shtesë kësaj, bankat përcjellin për së afërmi standardet ndërkombëtare për PPP/LFT të lëshuara nga FATF, Komiteti i Baselit, principet e Wolsfberg Group, Direktivat e BE-së për PPP/LFT, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Komiteti bashkëpunon ngushtë me BQK-në si dhe NJIF-K për implementimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, Rregulloren e BQK-së për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit si dhe akte tjera nënligjore të ndërlidhura me këtë kornizë ligjore.

Komiteti, në bashkëveprim të ngushtë me NJIF-K, kontribuon në  vlerësimin e rrezikut kombëtar për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në Republikën e Kosovës, rezultatet e të cilit janë relevante për sektorin bankar me qëllim që të përforcohet më tutje mekanizmi i parandalimit si dhe luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Për më shumë, Komiteti në fjalë vazhdimisht është përfshirë edhe në Projektin e BE-së Kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (Project against Economic Crime in Kosovo), i cili ka për qëllim luftimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizimit, korrupsionit, ekonomisë joformale dhe veprave të tilla të ndërlidhura. 

Komiteti i PPP organizon takime të rregullta me agjenci të ndryshme në Kosovë dhe ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë në këtë fushë, duke u fokusuar në ngritjen e vetëdijesimit në nivel nacional për pasojat e pastrimit të parave në aspekte të ndryshme si në: rritjen e krimit dhe korrupsionit, riskun e reputacionit të vendit, kostot sociale e kështu me radhë.

Komiteti i Parandalimit të Pastrimit të Parave udhëhiqet nga kryetari z. Denis Dautaj, Udhëheqës i Departamentit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në NLB Bank dhe nënkryetarja znj. Edvina Jashanica Deliu, Udhëheqëse e Departamentit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në ProCredit Bank.  

Anëtarë tjerë të këtij komiteti janë:

Alban Hetemi
Përfaqësues i Banës TEB;

Ali Krasniqi
Përfaqësues i Bankës Kombëtare Tregtare;

Dorina Kurhasani
Përfaqësuese e IS Bankasi;

Besart Dema
Përfaqësues i Ziraat Bank;

Besart Qerimi
Përfaqësues i Bankës Ekonomike;

Jehona Haskuka
Përfaqësuese e Raiffeisen Bank;

Albert Devaja
Përfaqësues i Bankës për Biznes;

Mirlinda Dreshaj
Përfaqësuese e Credins Bank;

Arian Gegaj
Përfaqësues i PriBank.