Komiteti i Sigurisë Kibernetike

Komiteti i Sigurisë Kibernetike ka për qëllim të identifikojë dhe në mënyrë proaktive të parandalojë rreziqet që lidhen me sulmet kibernetike duke siguruar që industria bankare të jetë e përgatitur në mënyrë adekuate për t'iu përgjigjur kërcënimeve të tilla.

Komiteti i Sigurisë Kibernetike është përgjegjës për një sërë çështjesh kyçe që lidhen me vlerësimin e rrezikut nga kërcënimet kibernetike, paralajmërimin e anëtarëve me kohë për kërcënime të mundshme, planifikimin e reagimimeve efikase në rast të ndonjë incidenti, avokimin tek organet përgjegjëse për draftimin e ligjeve dhe rregulloreve, si dhe trajnimin e anëtarëve dhe publikut ndaj masave të sigurisë kibernetike. Të gjitha këto me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike dhe komunikimit më të mirë mes anëtarëve.

Komiteti i Sigurisë Kibernetike udhëhiqet nga kryetari z. Agim Ahmeti, Ekspert i Sigurisë Informative në Raiffeisen Bank dhe nënkryetari z. Arbnor Imeri, Specialist i Lartë i Sigurisë Informative në ProCredit Bank.

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Gëzim Dragusha
Përfaqësues nga Banka Ekonomike;

Ermal Gashi
Përfaqësues nga Banka Kombëtare Tregtare;

Shpëtim Hajzeraj
Përfaqësues nga Banka për Biznes;

Ilir Islami 
Përfaqësues nga Credins Bank;

Ertan Iliyaz
Përfaqësues nga IS Bankasi;

Xhanan Karaqa 
Përfaqësuese nga NLB Bank;

Fisnik Rexha
Përfaqësues nga TEB Bank;

Fatmir Hasani
Përfaqësues nga Ziraat Bank;

Korab Osmanaj
Përfaqësues nga PriBank;