Komiteti i Sigurisë Fizike është një nga komitetet e përhershme të Shoqatës së Bankave të Kosovës i cili ka funksion këshillues për menaxhmentin e bankave komerciale në Kosovë, për të gjitha çështjet që ndërlidhen me fushën e sigurisë fizike. Qëllimi kryesor i komitetit të sigurisë është diskutimi, ndarja e përvojave dhe informatave të rëndësishme ndërmjet anëtarëve të komitetit lidhur me çështjet e sigurisë dhe kontribuimi për të themeluar dhe/ose përmirësuar mjedisin e sigurisë për një operim efikas dhe efektiv të bankave komerciale.
Komiteti i Sigurisë Fizike udhëhiqet nga Agon Gashi, Menaxher i Sigurisë Fizike në Raiffeisen Bank. Ndërsa nënkryetar është Partin Halimi, Udhëheqës i Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme në BPB Bank.
Anëtarët e tjerë të komitetit janë:
Ermal Gashi
Përfaqësues i Bankës Kombëtare Tregtare;
Arian Sheremeti
Përfaqësues i Bankës Ekonomike;
Valon Shatrolli
Përfaqësues i ProCredit Bank;
Tanju Gorica
Përfaqësues i TEB Bank;
Xhanan Karaqa
Përfaqësuese e NLB Bank,
Behar Ibishi
Përfaqësues i IS Bankasi;
Fisnik Prekazi
Përfaqësues i Ziraat Bank;
Spartak Zilja
Përfaqësues i Credins Bank;
Ardrit Namligjiu
Përfaqësues i PriBank;